Operacioni i koduar “Lulet e Pranverës” që u shtri në dy shtete Shqipëri-Itali bëri të mundur arrestimin e 27 personave, nga të cilët 21 persona shqiptarë dhe 6 shtetas italianë.

Nga hetimet e kryera prej më shumë se dy vitesh, operacioni antikanabis u zhvillua në bashkëpunim të Policisë Shqiptare dhe Guardia Di Finanza.

Ndërkohë nga raportimet e mediave italiane në lidhje me arrestimet e bëra, janë publikuar pamje ku 100 fektivë kanë marrë pjesë në operacionin “Blic”, të shkatërrimit të kbsaj bande kriminale.

Të arrestuarit akuzohen për  veprat penale krijimin e organizatave kriminale, trafikun ndërkombëtar të drogës, armëve dhe municioneve nga Shqipëria drejt Italisë dhe më pas në vende të tjera.