Ministri I Brendshëm Sandër Lleshaj e ka cilësuar si një goditje madhore operacionin “Maranaj” që zbuloi një skemë fajdesh në Shkodër duke çuar pas hekurave disa persona dhe madje zyrtarë publikë.

“‘Maranaj’, për një Shkodër e Shqipëri të lirë nga krimi. Policia e Shtetit dha sot një tjetër goditje madhore kundër krimit të organizuar dhe financave të tij.

Ky sukses motivon më tej Policinë dhe qytetarët për të vijuar së bashku përpjekjen për Shqipërinë europiane 🇦🇱👮‍🇪🇺”, shkruan Lleshaj në “Twitter”.