Vendimi i bujshëm i opozitës për djegien e mandateve të opozitës është komentuar gjatë nga politikanë e analistë nga vendi dhe jashtë tij.

Tashmë me dorëzimin e mandateve opozita figuron automatikisht jashtë sistemit të Parlamentit.

Në lidhje me këtë çshtje ka reaguar edhe zv/kryeministri i ri në detyrë Erion Braçe i cili i ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla ai është shprehur se vendimi i opozitës është një ngjarje e rëndë për demokracinë e Shqipërisë.

“Kjo që është konsumuar që nga e shtuna e javës që shkoi edhe sot është një ngjarje e rëndë për demokracinë e Shqipërinë, për ekonominë dhe për politiken. Për këtë ngjarje duhet që të gjitha palët të reflektojnë, për të shkuar përpara.

Edhe une jam sjell keq ne Parlament, por ama kam ushtruar te gjithe detyrat si deputet i Parlamentit”,- deklaroi Erion Braçe.