Siç edhe u parajamërua nga Drejtoria e Pergjithshme Detare, bregdeti u përball me një situatë të frikshme ku mot i keq me erëra të forta pasoi me një tornado që goditi bregdetin e Durrësit.

Erërat e forta u regjistruan me një spjetësi 60 km/h nga drejtimi Jug-Jug-Perendim, gjë që çoi edhe në krijimin e tornados në Durrës, pamjet e të cilit tmerruan qyetarët.

Me një rreze prej 500 metrash kanë fluturuar mbrojtësit prej xhami të një sere në Shkozet, dëm ky i shkaktuar nga tornadoja e regjistruar në Durrës.

Ndërkohë në videon amatore më poshtë, qytetarë dëshmitarë të fenomenit natyror të rrallë në vendin tonë, kanë arritur të filmojnë një sekuencë gjtaë tornados në Durrës.