Kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme dominojnë të gjithë vendin gjatë gjithë ditës, më të shpeshta në Veri dhe zonat Lindore.

Edhe mbrëmja dhe orët e natës, vijojnë me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë të pandryshuara gjatë mëngjesit por rritje të ndjeshme sjell mesdita në Ultësirën Perëndimore.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë në mbrëmje, me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Lindor-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Moti për ditën e sotme, e shtunë 13 Prill 2018, në Europë

Vijojnë vranësirat me rrebeshe shiu Europën Qendrore por kryesisht në Jugperëndim të saj. Po ashtu, me vranësira dhe shira të përkohshëm paraqiten Ishujt Britanikë.

Por moti kryesisht i kthjellët vijon ndikimin në Veri dhe pjesën më të madhe të Europës