Në një reagim zyrtar kryetarja e Delegacionit të PE-së në Komisionin Parlamentar të Stabizlizim-Asocimit BE-Shqipëri Monica Macovei ka “sulmuar” ashpër ndaj opozitës dhe protestave të organizuara prej saj, duke theksuar se veprimet e kryera gjatë revoltës së protestuesve po dëmtojnë zhvillimin e reformave.

Macovei në reagimin e saj ka përkrahur qeverinë Rama duke e cilësuar atë se është në rrugën e duhur drejt integrimit në BE.

“Në cilësinë e Kryetarit të Delegacionit të PE në Komisionin Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, unë besoj fuqishëm se Shqipëria po përparon drejt pranimit në BE dhe zbatimin e axhendës së reformave të BE.

Unë besoj se qeveria e tanishme është në rrugën e duhur në transformimin e sistemit të drejtësisë në vend. Reforma e drejtësisë ka prodhuar rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Për fat të keq, veprimet më të fundit të opozitës rrezikojnë të rrënojnë ritmin e reformave të tilla dhe po dërgojnë mesazhin e gabuar te partnerët evropianë. Episodet e dhunshme në të cilat opozita ka sulmuar institucionet publike, si dhe gjuha që nxit dhunën e përdorur nga udhëheqësit e opozitës janë të papranueshme për çdo demokraci evropiane. Kjo është edhe më e rastësishme duke pasur parasysh statusin e vendit kandidat të Shqipërisë dhe vendimin e ardhshëm për të hapur apo jo negociatat e pranimit.

Parlamenti shqiptar duhet të jetë platforma e vetme për diskutim politik. Deputetët e opozitës kanë tradhtuar votuesit e tyre duke hequr dorë nga mandatet e tyre dhe kanë provuar se opozita nuk po punon drejt afrimit të Shqipërisë me BE.

LEXO EDHE:  Studentja: Rama duhet të quhet "kryememe" dhe jo "kryeministër"

Pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017 dhe raporteve të OSBE / ODHIR, si dhe vëzhguesve të tjerë nga vendet anëtare të BE-së, ne konsiderojmë që Parlamenti dhe qeveria shqiptare të jenë plotësisht legjitime “, thuhet në reagimin e Macovei.