Ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë në Holandë ka bërë një panoramë të situatës së bandave shqiptare të kokainës, fill pas vizitës së tij në Shqipëri pak ditë më parë ku takoi dhe Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

Në një prononcim për median holandeze, Grapperhaus u shpreh se Shqipëria duhet të mendojë seriozisht për zgjidhjen e problemit të drogës në vend. Sipas tij bandat shqiptare janë kthyer në një ndër furnizuesit kryesorë të kokainës në Holandë.

“Bandat shqiptare po fitojnë gjithnjë e më shumë pushtet. Kriminelët shqiptarë punojnë në mënyrë të organizuar, janë kthyer në partner të besueshëm dhe për kriminelë të vendeve të tjera.

Bandat shqiptare të kokainës aktive nga Amerika e Jugut deri në Limburg. Kokaina hyn nga shqiptarët përmes portit të Roterdamit. Shqipëria duhet të mendojë seriozisht për zgjidhjen e problemit”, është shprehur Grapperhaus