Gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS lidhur me kërkesat e Prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri, kryeministri Edi Rama ka sulmuar Organin e Akuzës.

Kreu i Qeverisë deklaroi se Prokuroria nuk ka lëvizur asnjë gisht që me lindjen e saj, dhe tanimë kujtohet që të çojë prapa hekurave një deputet pa pasur prova konkrete.

“Të arrestojnë një deputet me burg, pa e marrë në pyetje, le pastaj pa prova. Ku u gjet ky zell i panjohur, i një prokurorie që s’ka lëvizur një gisht që kur ka lindur. As për prova e fakte që shihen ashiqare si të dyshimta nuk kanë lëvizur, le më për përgjime. Kurrë. Asnjëherë. Hiç. Asnjë gisht nuk lëvizi kjo prokurori me një bilanc memec. Me 4 fletë bakalli duan të fusnin në burg një deputet”, tha Rama.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook