Përbërësit:

3 patëllxhanë
Lëng limoni
200 gr djathë mocarela
Vaj për skuqje
400 gr salcë domate
50 gr djathë parmixhano
Kripë, piper i zi
Gjethe borziloku
Vaj ulliri

Përgatitja:

1. Fillimisht pastrojmë patëllxhanin dhe e presim në feta tërthorazi me trashësi 0.8 cm.

2. I vendosim më pas fetat e patëllxhanit në një tas me ujë, me kripë dhe me pak lëng limoni dhe i lemë të qëndrojnë për 20 minuta.

3. Ndërkohë në një tigan salce vendosim 3 lugë vaj ulliri dhe 2 thelpinj hudhër (të pa qëruar).

4. Sapo të ndjejmë aromën e hudhrës në vaj shtojmë salcën e domates, kripë dhe borzilok dhe e lemë të ziejë në temperaturë të ulët për 10 minuta.

5. Ndërkohë që përgatitet salca, skuqim patëllxhanët duke i dhënë ngjyrë të artë, më pas i largojmë nga tigani duke i vedosur në letër kuzhine për të larguar yndyrën e tepërt.

6. Largojmë 2 thelpinjtë e hudhrës nga salca dhe rregullojmë shijen e salcës me kripë dhe piper të zi.

7. Në fund bëjmë servirjen duke shpërndarë në pjatë fetat e patëllxhanit, i mbulojmë fetat e patëllxhanit me feta djathi mocarela.

8. Mbi mocarela vendosim pak salcë si dhe gjethe borziloku dhe më pas i spërkasim me djath parmixhano.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook