Dy zyrtaret e selisë së Partisë Demokratike, gjatë një deklarate për shtyp, kanë denoncuar fakte të reja në lidhje me “aferën korruptive”. Me projektin e devijimit të lumit të Lanës për shkak se aty do të ndërtohet resorti i Edmond Begos.

Sipas deputetes Jorida Tabaku, projekti 60 milion euro i trafikantit ndërkombëtar të drogës e ka kaluar fazën e marrjes së lejes së ndërtimit.

“Plani i devijimit të lumit Lanë është ndryshuar në 2017 pasi Edmond Bego mori lejen për investimin me vlerë 60 mln euro,” – tha Tabaku.

“Arben Ahmetaj gjithashtu duhet të japë shpjegime për këtë aferë korruptive. PD ka fakte zyrtare të lidhjes së Arben Ahmetaj me aferën kurruptive të 60 milion eurove të investimit të Edmond Begos. Dokumentat e nxjerrin sot zbuluar atë sepse investitori ka paguar 1.5 milion euro në llogari të Ministrisë së Financave përmes kompanisë së Edmond Begos,” – deklaroi Ina Zhupa.

Zhupa e mbylli deklaratën duke thënë se Tirana është shndërruar në lavatriçen më të madhe në Ballkan për pastrimin e parave të pista.