Vetëm pa ditë më mirë gjigandi Facebook bëri të ditur lajmin se projekti për unifikimin e WhatsApp, Messenger dhe Instagram në një sistem të vetëm komunikimi, sapo ka filluar të marrë jetë.

Sipas një raporti të Nju Jork Times, gjiganti i medias sociale është duke punuar në një infrastrukturë për tre aplikacionet të cilat do të mund ti flasin njëri tjetrit.

Idea e këtij projekti siç bëjnë me dije burimet mediatike, ka të bëjë me faktin se aplikacionet do të mbeten të pavarur nga njëri tjetri. Instagram ka 1 miliardë përdorues ndërsa WhatsApp 1.5 miliardë përdorues aktivë në ditë.

Duke shtuar enkriptimin fundor, Facebook do të sjellë një nivel të ri sigurie dhe privatësie për përdoruesit e Instagram.

Gjithashtu bisedat në Facebook Messenger do të enkriptohen automatikisht tashmë ndërsa më përpara duhej bërë manualisht, raporton PCW.

Aktualisht vetëm mesazhet e WhatsApp janë të enkriptuara automatikisht. Besimi tek platforma me 2.2 miliardë përdorues ka qenë në rënie vitin e kaluar pas shumë skandaleve dhe incidenteve të sigurisë.