Katër shqiptarë kanë përfunduar në pranga, pasi u përballën egërsisht me njëri-tjetrin në parkingun e një super-marketi, duke u rrahur me grushte dhe thika. Ngjarja ndodhi në zonën pranë Capitini në Perugia të premten në mbrëmje.

Sipas rindërtimit të skenës së ngjarjes nga policia, dy vëllezër shqiptarë të armatosur me një thikë dhe një shkop bejsbolli, sulmuan dy shqiptarë të tjerë, të cilët ishin në një makinë. Vëllezërit kanë goditur mjetin me shkop dhe i kanë thyer xhamat e dritares së pasme dhe duke prishur parakolpin.

Në përgjigje të sulmit, dy shqiptarët e tjerë i kanë ndjekur vëllezërit duke manovruar në mënyrë të rrezikshme me shpejtësi të lartë me makinën e tyre të dëmtuar.

Gjatë përleshjes, njëri prej tyre ka pësuar prerje të forta në dorë dhe në pjesën e kofshës, ndërsa tjetri u godit, duke u hedhur mbi makinë.

Forcat e rendit shkuan në vendngjarje duke gjetur makinën e shkatërruar dhe një person në tokë me gjakderdhje.

Në sheshin e përleshjes, qëlloi edhe një karabinier që nuk ishte në shërbim, duke dëshmuar pjesën më të madhe të sulmit. Ndërhyrja e tij ka bërë që të ndërpritet përleshja midis 4 shqiptarëve, duke bllokuar njërin prej tyre.

Fatmirësisht, lufta midis shqiptarëve nuk ka përfunduar me rezultate serioze.

Ende nuk dihet shkaku i saktë i ngjarjes, ndërsa shqiptarët pas konfirmimit të arrestimit nga gjykata, janë vendosur nën arrest shtëpiak, një masë për të “shmangur mundësitë e mëtejshme për konfrontim midis dy grupeve”.