Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo kërkon largimin nga klubi spanjoll, Real Madrid.

Portugezi nuk ka pranuar të nënshkruajë kontratën e re me madrilenët.

Ronaldo është shfaqur i nervozuar duke i komunikuar presidentit Perez, vendimin për t’u larguar nga klubi mbretëror që në fund të këtij sezoni”, raportojnë mediat spanjolle dhe ato portugeze.

Arsye që ka ndikuar në vendimin e prere të yllit portugez duket të jetë fakti se ai nuk ndihet më i vlerësuar në ambientet e “Santiago Bernabeut.”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook