Qindra qytetarë janë mbledhur paraditen e sotme para Ministrisë së Arsimit, në shenjë revolte për rastin shokues të së miturës në qytetin e Kavajës, ku u ab*zua s*ksualisht nga 6 bashkëmoshatarët e saj.

Ata kanë zgjedhur që kjo protestë të jetë një “Marshim i heshtur”, për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna seksuale dhe jo vetëm, ndërsa do ta vazhdojnë marshimin e tyre  për tek Drejtoria e Policisë.

Protestuesit me pankarta në duar kundër a*zimit s*ksual të fëmijëve protestojnë në heshtje, madje nuk kanë dashur as të prononcohen për mediat.

Mësohet se protesta është organizuar me anë të një eventi të krijuar në “Facebook”, ndërsa kësaj proteste i janë bashkuar edhe studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale.