Wadah Refat, 28 vjeç dhe Mohamed Khaled, 31 vjeç, janë dy autorët e krimit makabër, fajtorë për rrëmbim, përdh*nim dhe vrasje të një minoreni i cili po luante pranë shtëpisë së njërit prej autorëve kur ka ndodhur ngjarja e shëmtuar dhe makabre.

2 autorët u ndaluan nga policia vendase në Maj të vitit të kaluar por vetëm pas një viti ata kanë marrë dënimin e merituar.

Ekzekutim në publik, para mijërave njerëzve të mbledhur në qendrën e qytetit Aden, që brohirisnin për drejtësi, dy të rinjte të gjunjëzuar para turmës u qëlluan për vdekje.

Sipas raportimit të prestigjiozes spanjolle “El Mundo”, pasi e kishin rrëmbyer viktimën, autorët kanë ab*zuar s*ksualisht me të, dhe të gjendur me presion psikologjik të rënduar, njëri prej tyre preu me thikë për vdekje 12-vjeçarin.

Por si të mos mjaftonte në dokumentin e vendimit të gjykatëz, zbulohet gjithashtu edhe përfshirja e një gruaje 33-vjeçare e cila ka ndihmuar 2 autorët e krimit makabër të fshihnin trupin e pajetë të djaloshit.

“El Mundo”, raporton se edhe për gruan gjykata ka dhënë gjithashtu dënim me vdekje por ky vendim është shtyrë pasi 33-vjeçarja mësohet të jetë shtatzënë.