Në kuadër të përgatijeve të protestës masive që do të mbahet me 16 Shkurt, e organizuar nga Partia Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët e Vlorës.

Basha u ka bërë thirrje atyre të bashkohen të gjithë me 16 Shkurt dhe të dalin e të protestojnë për të drejtat e tyre.

Kam ardhur t’ju them se ka një rrugë për të dalë, – u tha Basha. – Qeveria ka marrë 2 miliardë euro taksa nga shqiptarët, por nuk i ka kthyer në investime apo politika, por ua ka ndarë 4-5 vetave, oligarkëve. Shqipërinë e kanë marrë peng këta 5 veta me ndihmën e Kryeministrit. Plani ynë është t’ua heqim atyre nga duart e t’ua kthejmë shqiptarëve. Normalitet dhe dinjitet.

T’a heqim ekonominë nga duart e oligarkëve. T’i japim fund ekonomisë monopoliste që i japin mundësi vetëm 4-5 njerëzve. Në radhë të dytë mbështetja për biznesmenët e vegjël. Biznesi nën 140 mijë lekë të vjetra të nxirret nga skema e TVSH”, tha kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, për qytetarët e Vlorës.