Në Prokurorinë e Tiranës, pak minuta më parë kanë mbërritur prova të reja për dosjen “Habilaj”, ku përmendet dhe emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, si i implikuar në këtë çështje.

Prokuroria ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri si dhe arrestimin e tij, si të përfshirë

Bëhet me dije se gjatë mbrëmjes së sotme, nga Prokuroria e Katanias janë vënë në dispozicion të Prokurorisë së Shqipërisë faqe të disa dosjeve të mbushura plot me fakte në lidhje me dosjen e shumëpërfolur “Habilaj”.

Dosjet janë tashmë në zyrat e Prokurorisë për Krimet e Rënda. Dosjet që kanë mbërritur sonte në Prokurorinë shqiptare janë të tjera fakte që implikojnë Tahirin.

Nisur nga provat e reja, Prokuroria e Krimeve të Rënda do të insistojë në heqjen e imunitetit për ish-numrin një të Ministrisë së Brendshme, Saimir Tahiri.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook