Si pasojë e një aksidenti të rëndë në jug  të Meksikës, kanë humbur jetën 25 persona dhe 32 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas mediave, në aksident është përfshirë një kamion me emigrantë të Amerikës Qendrore, i cili u përmbys me kokë poshtë.

Përplasja ka ndodur në Chiapas, në kufi me Guatemalën teksa çdo vit mijëra njerëz nisin udhëtime të rrezikshme përmes Meksikës duke u përpjekur për të arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.