Policia ka arrestuar një 57-vjeçar, i cili ka aksidentuar një vajzë të mitur.

Sipas të dhënave, në pranga ka përfunduar shtetasi Besim Milloshi, banues në Burrel. 

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistët për Hetimin e Aksidenteve Rrugore, në Komisariatin e Policisë Mat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Besim Milloshi, 57 vjeç, banues në Burrel.

Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e Burrelit, duke drejtuar automjetin furgon me targa AA 114 MC ka aksidentuar shtetasen e mitur E.M, 10 vjeçe, e cila ka marrë dëmtime në trup, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook