Peshëngritësis shkodran Erkand Qerimaj ka arritur të “rrëmbejë” një medalje të bronxtë pothuajse pas pothuajse dy vitesh nga përfundimi i Botërorit të Amerikës.

Në kampionatin e Botërorit të Amerikës Qerimaj arriti të pozicionohej në vendin e katërt, në stilin e shkëputjes.

“Kjo është medalja ime e 46 e imja. Është diçka fantastike duke marrë parasysh që jemi vend i vogël, pa kushte”, tha Qerimaj.

Menjëherë pasi rezultoi negativ testi për doping, federata shqiptare i është drejtuar federatës botërore që të merret medalja e bronztë që i takon Erkand Qerimaj. Dhe dokumentacioni është gati, tashmë Federata Rumune e Peshëngritjes do të kthejë medaljen e cila do t’i dorëzohet peshngëritësit shqiptar.

Ndërkohë që përpara është Kampionati Evropian që zhvillohet në Gjeorgji nga datat 7 deri më 13 prill, ku Qerimaj pavarësisht vështirësive pretendon medalje.