Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Shkurt vlen për njerëzit që kanë Diellinnë Peshqit, Hënënnë shenjën e Peshqve, dhe sidomos për ata që kanë ashendentennë shenjën e Peshqve. Për të gjetur shenjat e këtyre 3pozicioneve qiellore në momentin tuaj të lindjes, përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator

Këtë muaj do ju duhet që të keni besim se gjërat do rregullohen sepse do keni nevojë për ndihmë që të trimfuoni nga një vështirësi e caktuar e cila nëse ju prek juve, prek dhe të tjerë. Këtë muaj aktivizohet energjia shpirtërore për ju, dhe hëna e re në shenjën e Ujorit më datë 4 shkurt, tregon se mund tëlidheni me diçka më të madhe se vetja juaj, me atë gjënë në të cilën besoni, zoftë Zoti sipas një feje apo jo sipas një feje, do lidheni më shumë me besimet tuaja shpirtërore, në një mnëyrë qëështë e vështirë për tu shpjeguar. Duhet t’i besoni shumë intuitës suaj sepse aftësitë tuaja intuitive do rriten shumë. Me zhvillimin e muajit mund të keni më shumë shpenzime sidomos rreth datës 13 shkurt dhe deri në datën 12 do ndjeheni shumë të gatshëm për të rregulluar situatën tuaj financiare duke qënë se Marsi është në shenjën e Dashit duke ju shtyrë kështu që të merreni me zotërimet e familjes, me familjen tuaj, kursimet, bizhutë, trashëgiminë e familjes, bizneset e familjes, ushqimet – cilësinë e ushqimeve që konsumoni, reputacioni do jetë në fokus, fyti juaj do jetë më i ndjeshëm – zëri gjithashtu, aftësia juaj për të folur do jetë e përmirësuar, aftësia për të kursyer nga fitimet tuaja dhe gjithashtu do tregoheni më të vëmendshëm ndaj dëshirave tuaja, më të pakursyer. Pas datës 14 shkurt, do jetë shumë më e lehtë që të fokusoheni në marrëdhëniet tuaja shoqërore, do tregoheni shumë më praktikë dhe të drejtpërdrejtë. Mudn të bisedoni më shumë për çeshtje financiare. Gjithashtu mund të ndjeheni të zënë në kurth ose të rënduar prej mungesës së prezencës së dikujt në një diskutim të caktuar, por do ju duhet të gjeni një mënyrë për të manovruar.

Afërdita është në shenjën e Bricjapit nga data 3 shkurt deri më 1 mars dhe për këtë arsye, do jetë më e lehtë që të merrni atë që doni nga dikush i cili është i afërt për ju por jo familjar, është një njeri i cili ëshë pjesë e rrethit tuaj shoqëror ose e rrethit tuaj familjar. Marrëdhënia juaj me këtë person do jetë më e ftohtë por do mbetet korrekte.

Mërkuri do vijë në shenjën tuaj më datë 10 dhe në datë 19 Mërkuri dhe Neptuni do jenë bashkë duke stimuluar ëndrr,a optimizëm por ndoshta edhe iluzione. Hëna e plotë në shenjën e Ujorit tregon se po prisni që diçka të përfundojë, të mos zgjasë mëdhe kjo gjë do finalizohet rreth datës 19. Ose ju ose personi tjetër do vendosni për tu larguar prej tjetrit, prej një lloj bashkëpunimi ose komunikimi, i cili mund të jetë me partnerin zyrtar ose me dikë me të cilin bisedoni pa qënë të qartë se ku qëndron secili në jetën e tjetrit. Është muaj gjatë të cilit nuk do jeni shumë të dukshëm, shumë prezentë, por do keni shumë ndryshime prapa skene, pra pa u vënë re.

 

Qiell të mbarë.

Jeni të interesuar për parashikim personal astrologjik?Klikoni mbi: Harta Astrologjikepër të mësuar se si të bëni porosinë tuaj.

Doni të lexoni një libër të bukur fantazi? Dërgoni një mesazh për të porositur romanin Ajlen në faqen: AJLEN – libri roman

Ky intepretim mujor astrologjik realizohet nga administratorja e faqes Horoscopedhe Harta Astrologjike.

Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.