Kryeministri Edi Rama duke uruar festën e ‘Sulltan Novruzit’ ftoi qytetarët nesër në Tiranë, mbledhje kjo që sipas tij do të shërbejë si ndezje për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

“ Ne do të flasim nesër më gjatë dhe më gjerë dhe kushdo është i mirëseardhur. Siç e shihni jam mirë dhe nuk jam në spital në Berlin. Njerëz jemi  dhe edhe mund të sëmuremi.  Kam qenë në Francë dhe në Berlin për punë dhe hallin e Shqipërisë dhe jo për shëndetin tim, por isha për të kërkuar ndihmë për hapjen e negociatave. Nuk ishte vizitë zyrtare, por një vizitë informale.  E tërë kjo, ishte  sajesë e kazanit të opozitës sonë rrugëhumbur. Fatkeqësisht shumë miq këtu në Shqipëri dhe jashtë, që qeshën me këtë historinë e sëmundjes. Ataku në zemër sajesë e kazanit të opozitës tonë rrugë humbur, kjo do të thotë të prekësh fundin. Me keqardhjen për shqetësimin që është krijuar, nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i mëshiroj. Do u kërkoj që të përgjigjen në gjyq dhe të paguajnë për sajesën”– tha Rama