Teksa kanë qenë të ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Story”, deputeti i Partisë Demokratike, Eduart Halimi dhe ish-ministri, Bledi Çuçi kanë shkëmbyer replika të ashpra mes tyre.

Ndërsa ishin duke debatuar mbi lidhjen e ish-ministrit Tahiri me trafikun e drogës, Çuçi dhe Halimi kaluan në akuza personale gjatë debatit mes tyre.

Ka qenë i pari ish-ministri Çuçi që e pyet Halimin se sa i kushtonte ora e tij e dorës, pasi i dukej e shtrenjtë.

“As 200-250 euro, është markë Tissot… Ja, ta heq nga dora. Shihe markën! Është Tissot, 200 euro. Po syzet e tua sa kushtojnë?”, iu përgjigj Halimi që nuk mori përgjigje nga Çuçi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook