E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Piter Pan”,ishte këngëtarja dhe së fundmi moderatorja e emisionit të njohur ‘Jo vetëm modë’ Orinda Huta.

Orinda mori shumë pyetje pikante nga vogëlushet po një ndër më pikantet ishte nëse e ka problem që ja kalon Turit me gjatësi sa herë vesh taka.

Dhe moderatorja me përgjigjen e saj zbuloi se më shumë problem e ka vjehrra e saj.

Orinda tregoi se ajo dhe Turi nuk e kanë aspak problem, por vjehrra e saj po dhe ja vë në dukje.

“Unë nuk e kam aspak problem. Madje as Turjani nuk e ka problem. E di kush e ka më shumë problem? Vjehrra sepse sa herë që unë vesh taka, ajo më thotë ‘po ti shkurtoji pak ato takat'”, tregoi Orinda duke qeshur.