Këngëtarja 49 vjeçare, Jennifer Lopez befasoi gjithë opinionin kur publikoi një foto, ku shihet unaza me një diamant gjigant.

Ditën e djeshme në mediat bënë të ditur se këngëtarja dhe Alex Rodriguez zyrtarizuan fejesën e tyre pas 2 vitesh lidhje dashurie.

Alex i propozoi Jennifer-it gjatë pushimeve në Bahamas dhe për të gjithë miqtë e tyre nuk ishte aspak surprizë, pasi ishte diçka që pritej. Përsa i përket unazës, ajo arrin në vlerën 5 milionë dollarë. Kujtojmë që Jennifer Lopez më parë ishte e martuar me këngëtarin Mark Anthony.