Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka paralajmëruar se gjatë protestës do të ketë surpriza, sipas tij të organizuara nga qytetarët.

Në një prononcim për News 24, Salianji tha se kjo protestë do të jetë më e madhja për shkak të numrit të dukshëm masiv të qytetarëve që marrin pjesë por edhe për shkak të surprizave të krijuara nga qytetarët.

“Kjo do të jetë protesta më e madhe, siç duket edhe nga pjesëmarrja masive e qytetarëve. Gjithçka i është lënë në dorë qytetarëve me surprizat jo të pakta që ata vetë kanë organizuar”, u shpreh Salianji.

Mbetet të shohim se çfarë nënkupton ish-deputeti me “surpriza”, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e trazirave në këtë protestë, paralajmëruar më herët nga vetë liderët e opozitës, Basha e Kryemadhi.