Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, dënon dhunën ndaj protestuesve ndërsa fton qytetarët të jenë më të bashkuar nesër. Xhixho, ndalet te dhuna ndaj Sait Dollapit, arrestimet e policisë, përdorimin e gazit lotsjellës, ndërsa shprehet se Rama është i dehur nga pushteti dhe sëmundja e gënjeshtrës ndaj edhe kërkon ta mbajë pushtetin me dhunë policore.

Statusi i plotë

Dhune ndaj protestuesve, ndaj z.Sait Dollapi ne menyre kriminale, arrestime antiligjore dhe kunder gjithe procedurave, perdorim i gazit lotsjelles ne sasi shume te medha duke lenduar jo vetem protestuesit por dhe femijet, grate e qytetaret e thjeshte.

Blindimi me police i Spitalit te Traumes sikur po mbanin kriminelet nen veshgim dhe jo protestues qe dalin ne shesh ne te drejten e tyre kushtetuese ne mbrojtje te drejtave tyre , kunder kesaj qeverie kriminale qe mendon se pushteti mbahet me dhune policore. Por z.Rama nuk e pa kete pamje te Tiranes dje, por i dehur nga pushteti i tij dhe nga semundja kronike e genjeshtres doli sot para shqiptareve per te aktruar ne menyren me te deshtuar te mundshme. E dhimshme te shohesh sesi mund te perfundoje kryeministri i vendit tim kur vendos te dhunoje qytetaret e tij per hir te nje karrigeje peng i krimit te organizuar.

I vetmi shpetim per te mbetet shpallja e zgjedhjeve parakohshme menjehere.

Ndaj neser me 13 Maj ora 18.30 do te jemi me te bashkuar se kurre per kauzen tone te drejte per Driten e shpreses.