Pas deklaratave në konferencën për shtyp para mediave të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Në një deklaratë për mediat Alibeaj dhe se ky dokument të cilin Tahiri e konsideron si provë, nuk qëndron, pasi sipas tij autoritetet e Katanias nuk e kanë për detyrë të hetojnë një ministër shqiptar, pasi kjo është detyrë e Prokurorisë shqiptare.

Duke u shprehur se Rama po e pengon drejtësinë, Alibeaj theksoi se nuk po merren në konsideratë aktakuza me 1800 faqe.

“Dokumenti që tundi sot Tahiri nuk i duhet askujt. Mund të tundet për njerëzit e oborrit të tij jo për njëri tjetër. Katania arrestoi Habilajt dhe po kërkon anëtarët e tjerë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Itali. Nuk heton prokuroria italiane ministrin shqiptar. Këtë e bën prokuroria shqiptare. Dhe me 1800 faqe të aktakuzës ai duhet të ishte në burg.

Por Rama dhe Tahiri po e përtojnë këtë hetim, duke mos pranuar akt-akuzën e saj. Çdo person me këto fakte do të ishte sot në burg, por Tahiri jo. Jo sepse ka mbrojtjen e Ramës. Arsyet pse e mbron Rama tashmë janë të qartë për këdo. Faktet janë që Rama është i kapur, se Tahiri e ka kërcënuar se nëse arrestohet do të nxirrte faktet që ka për kryeministrin dhe familjarët e tij. Rama jo vetëm nuk pranoi arrestimin e Tahirit, por i është turrur drejtësisë.

Rama i dha kohën e duhur Tahirit të pastronte shtëpinë dhe të zhdukte provat që e lidhin atë me akuzat e prokurorisë”, deklaroi Alibeaj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook