Ashley Maxwell-Lam, është një menaxher projektesh për një bankë të madhe në Sydney, Australi, i cili mban veshur një palë këpucë me takë 12cm për për më shumë se një vit dhe pretendon se e kanë bërë të ndihet më i fortë. Fakti i pazakontë është se Ashley është burrë.

30-vjeçari i ka dashur gjithmonë gratë me takë të lartë dhe “fuqinë që ato kanë”, kështu që ai vendosi të provojë të veshë të njëjtat këpucë për të parë efektin që do të bënin tek ai. Tani ai vesh një nga nëntë palët e këpucëve me takë që ka për të punuar në Sydney CBD disa herë në javë, veçanërisht kur takon klientë të rinj.

Kombinimi i një kostumi elegant, kravatës dhe këpucët me takë të lartë janë një mënyrë e shkëlqyer për të thyer akullin.

Ideja e veshjes së këpucëve të grave me takë të lartë në punë i lindi vitin e kaluar, sapo Ashley u transferua nga Queensland në Sydney. Një ditë, ai pa në TV një video të Yanis Marshall, Arnaud dhe Mehdi, një treshe franceze që kërcenin me taka të lartë, dhe ra në mendime.

Përveç kësaj, kishte një menaxhere femër në bankën e tij, e cila “dukej se pushtonte” çdo dhomë ku hynte, dhe Ashley mendonte se ndodhte për shkak të këpucëve që ajo vishte.