Dy ditë më parë një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Pukës, ku konkretisht në lagjen Vrrithë, të shtëna me armë zjarri u regjistruan në mbrëmjen e së premtes, si pasojë e të clave mbeti viktimë 30-vjeçari Petrit Biba, punonjës i HEC-in e Vrrithit.

Ndërkohë në komunikatën zyrtare të policisë në lidhje me ngjarjen e ndodhur bëhet me dije se është vënë në pranga shtetasi Enderis Dodaj 25 vjeç, banues në Tiranë.

Nga burime të afërta në vendin e ngjarjes bëhet me dije se vrasja ka ndodhur nga pakujdesia, pasi autori dhe viktima ishin të dy punonjës të HEC-it dhe arma e krimit në fakt ishte pa leje.

Ndërkohë, pasi kreu vrasjen 25-vjeçari është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa edhe pse është transportuar menjëherë për në spitalin Rajonal të Shkodrës, viktima Biba nuk ka mundur t’i shpëtojë dot plagëve të marra.