Kryeministri Edi Rama sot ndodhet në qytetin e Elbasanit dhe ka zgjedhur të mbledhë Kryesinë e Partisë dhe deputetët socialistë për të diskutuar për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Pritet që Kryeministeri Rama të marrë pjesë në akivitetet  e organizuara nga Bashkia e Elbasanit me rastin e Ditës së Verës.

Ditën e nesërme kryeministri ka vendosur që festimet ti kalojë në kryeqytetin e festës. Kryeministri ka planifikuar midis të tjerash të zhvillojë një vizitë në  Panair. Më pas do të vizitojë  Ekspozitën  me foto të arkivave të ambasadës austriake tek Portat e Kalasë.

Axhenda e plotë:

10:00-10:30 – Vizitë në Panair
10:30-10:45 – Ekspozitë me foto të arkivave të ambasadës austriake tek Portat e Kalasë

10:45-11:15 – Kyeministri do të konsumojë një kafe në një lokal brenda në Kala.

11:15-11:45  do të zhvillojë vizitë në Prefekturë, ekspozitë me piktura moderne.

11:45-12:30 do të jetë kthimi për në Tiranë.