Publikimi i fotos ku shiheshin në praninë e njëri-tjetrit deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji me ish-ministrin e Financave Arben Ahmetaj, ngjalli jo pak habi dhe reagime në opinionin publik.

Fotoja paraqiste një takim i cili dukej tejet normal mes dy personazheve politikë me kahe të kundërt.

Mirpo i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 Ahmetaj ka ironizuar ose më saktë foli me tone sarkastike teksa tregoi se ai takim dhe ajo foto ishte plotësisht rastësore.

Nuk do pyes se çfarë dyshimesh ngjall? Po bënim komplot kundër PD apo… E kisha ftuar zotin Salianjin për kafe që ta helmoja, i kam hedhur edhe helm në kafe por më rezulton që nuk e ka kapur helmi”, tha Ahmetaj. Përshtypje nuk duhet t’i bëjë kujt sepse këtu ulet kryeministri me kryetarin e opozitës edhe duhet.
Nuk e kam mik, ështe një 3 minutësh i rastësishëm. Ështe një gazetar, miku im. Më ka dhënë leje që t’ia përdor emrin, është Ed Manushi. Dhe Ed manushi me çfarë kuptoj janë miq me Salianjin. Unë rastisa në një drekë miqsh me punonjës të Kryeministrisë edhe me një botuese dhe në një moment rastësisht u përqasëm, pasi unë u ula me Edin, zoti Salianji erdhi dhe mirë bëri që erdhi. As ai, as unë nuk jemi vulgarë.  Është një rastësi, që as s’duhet trajtuar si çudi por të thashë doja ta helmoja dhe nuk e kapi helmi”, deklaroi ish-Ministri Arben Ahmetaj.