Dietologët këshillo0jnë që peshku duhet të jetë të paktën njëherë në javë në tryezë, për shkak të vlerave të rëndësishme që i jep organizmit të njeriut.

Për ditën e sotme sugjerojmë një pjatë të shijshme me bazë pshkun e llojit levrek, me patate e gatuar në furrë.

Përbërësit   

      • 2 levrekë
      • 2 patate (të prera në feta)
      • vaj ulliri
      • 4 thelpinj hudhra
      • 4 feta limon
      • majdanoz
      • 10 domate të vogla
      • 50 grullinj

Përgatitja

Si fillim prisni në sipërfaqe peshqit me ndihmën e një thike. Në një tavë me vaj ulliri vendosni patatet. Tani vendosni peshqit dhe i marinoni me kripë.

I mbushni me hudhra, fetat e limonit dhe majdanoz sipas dëshirës. Shtoni edhe disa pomodorini (domatet e vogla) sipër tavës, ullinj e dy feta limoni.

I marinoni edhe njëherë me kripë e vaj ulliri. I fusni në furrë për 30 minuta në temperaturë 180 gradë.