Për një drekë të shijshme me familjen tuaj ju sugjerojmë një recetë të thjeshtë, dhe të shijshme.

Përbërësit  

 -300 g makarona,
– 350 g mish të grirë,
– ½ preshi,
– 1 lugë salsë domateje,
– 150 g kaçkavall,
– kripë,
– piper,
– vaj.   

Përgatitja:

1. Makaronat përvëlojini në ujë të vluar në të cilin kenihedhur kripë, sipas dëshirës

2. Kulloni makaronat dhe i lini mënjanë.

3. Në pak vaj fërgoni pjesën e bardhë por të grirë të preshit.

4. Shtoni mishin e grirë dhe fërgoni bashkë, duke i përzier vazhdimisht, në temperaturë mesatare, derisa mishi të skuqet.

5. Shtoni kripën, piperin dhe salsën e domates dhe përzieni mirë.

6. Në një enë rezistuese ndaj zjarrit të bërë me vaj makaronat e kulluar shpërndani në mënyrë të barabartë dhe sipër hidhni mishin.

8. Kaçkavallin priteni në copa më të mëdha dhe shpërndajeni mbi mishin.

9. Piqni në furrën e nxehur në 220 gradë celsius rreth njëzet minuta, domethënë derisa kaçkavalli të shtrihet tërësisht dhe korja (pjesa e sipërme) të skuqet.

10. Shërbejeni të ngrohtë dhe të zbukuruar me fletë majdanozi.

Ju bëftë mirë,