Përbërësit:

2 fileto pule
4 kokrra patate
1 lgj vegetë
1 kokërr qepë
2-3 thelpinj hudhër
1-2 speca
1 kokërr domate
1 lgj pure domate
Kripë,
Piper
Rozmarinë
4 lgj vaj ulliri

Për beshamelin:

2 lugë supe miell
2 gota qumësht
2 lugë gjalpë
100 gr djathë të verdhë
1-2 kokrra vezë
Kripë
Arrë moskat

Përgatitja:

1. Patatet e prera në feta të rrumbullakëta i spërkasim me pak kripë, me vegetën, me piper të zi dhe me pak vaj ulliri.

2. I vendosim patatet në furrë për 20-25 minuta.

3. Ndërkohë përgatisim salcën duke kaurdisur fillimisht qepën dhe hudhrën të grirë imët.

4. Pasi qepa të jetë kaurdisur mirë shtojmë filetot e pulës të prera në kubikë të vegjël.

5. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe sapo kubikët e mishit të pulës të kenë filluar të ndryshojnë ngjyrë shtojmë specat të prera në shirita, domaten e freskët të prerë në kubikë të vegjel dhe purenë e domates.

6. Shtojmë pak sheqer dhe pak kripë dhe e lemë salcën të vloje dhe të lidhet për 10 minuta.

7. Sipas dëshirës mund të vendosim dhe një degë rozmarinë. Ndërkohë përgatisim beshamelin.

8. Kaurdisim miellin me gjalpin, më pas shtojmë qumështin dhe e trazojmë derisa të bëhet një masë kremoze.

9. Shtojmë vezën e rrahur dhe djathin e grirë në rende dhe e përziejmë mirë.

LEXO EDHE:  Receta Gatimi/ Fileto pule me galetë

10. Në fund shtojmë pak arrë moskat.

11. Nxjerrim tavën me patate nga furra, shtojmë salcën e përgatitur dhe më pas beshamelin.

12. E spërkasim me pak djathë dhe e vendosim gatimin në furrë për 25 – 30 minuta (180-200 gradë Celsius).