Përbërësit

– 500 gr kallamar (të pastruar)
– 300 gr makarona 
– 2 lugë gjelle vaj ulliri
– 2 thelpinj hudhër
– 3 domate qershi (të prerë përgjysmë)
– 3 lugë gjelle salcë domatesh (të freskët)
– pak majdanoz (të grirë imët)
– gjysmë gote verë e bardhë
– kripë
– piper

 

Përgatitja

1.Në një tigan me pak vaj ulliri, shtoni hudhra, domatet e prera përgjysmë dhe verën. Trazojini mirë dhe shtoni kallamarët.

2.Shtoni kripën dhe piperin dhe i lini të skuqen për 5 minuta. Më pas i shtoni salcën e domateve dhe majdanozin.

3.Ndërkohë në një tenxhere me ujë të valuar shtoni pak vaj ulliri. Shtoni makaronat dhe pasi të kenë zierë i kaloni tek tigani ku kishim më parë kallamarët.

4.Trazojini mirë dhe në fund i shërbeni të ngrohta në një pjatë. 

Makaronat me kallamarë janë gati për tu shijuar!

 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook