Përbërësit

  • Petë për lazanja
  • 1 qepë e madhe e grirë
  • 3 thelpi hudhër e grirë
  • Salsë domatesh
  • kripë
  • piper i zi
  • 1 lugë e vogël rigon
  • spinaq i freskët
  •  rikota
  • 1 vezë
  • mozarella
  • majdanoz i freskët i grirë

Përgatitja:

Paraprakisht nxeni furrën në 350 gradë. Në një enë me ujë të nxehtë zieni lazanjat derisa të zbuten pak, pastaj largoni nga uji.

Në një tigan të madh në temperaturë mesatare, nxehni vajin. Shtoni qepën dhe hudhrën, kripen, piperin e zi dhe rigon. Shtoni spinaqin dhe përzieni mirë.

Në një enë të thellë përzieni rikotën, vezën dhe parmexhanon, dhe shtoni kripë dhe piper të zi.

Në një tepsi të madhe shtroni 5 lazanja, lyjini me salsë domatesh, pastaj shtoni përzierjen me spinaq dhe në fund përzierjen me parmexhano. Përsëriteni këtë procedurë derisa të përfundojnë përbërësit. Në fund mbulojeni me mozarellë.

Mbulojeni me foli alumini dhe piqeni për 45 minuta, pastaj largojeni dhe piqeni edhe për 15 minuta.

Lëreni të ftohet 10 min e pastaj spërkateni me majdanoz të grirë.