Policia malazeze ka sekuestruar një sasi prej 33 kg marijuanë, e cila po transportohej me një mushkë.

Personi i cili po përpiqej të trafikonte lëndën narkotike ka arritur të largohet përpara se të arrestohet nga policia.

“Trafikanti ka hedhur drogën dhe është futur në territorin shqiptar, sapo ka parë policinë”, raportohet nga mediat e shtetit fqinj.

Mediat malazeze shkruajnë se lënda narkotike po transportohej në vijën kufitare nga një shqiptar me anë të një mushke.

Agjentët nuk kanë bërë të mundur identifikimin e tij, ndërsa bëhet me dije se autoritetet shqiptare janë informuar lidhur me ngjarjen.

Gjithashtu policia e Malit të Zi ka nisur hetimet për këtë rast.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook