Gjatë udhëtimeve tona në kërkim të destinacioneve të reja, Google Maps është një bashkëshoqërues i pandashëm. 

Prej 14 vitesh, Google Maps ka prekur kulmin e përdoruesve me afro 1.25 miliard, të cilët e përdorin këtë aplikacion në të përditshmen e tyre, për të zbuluar vende të reja.

Çdo përdorues e ka të lehtë, duke mundur ta lexojë edhe në gjuhën e vetë, pasi në këtë aplikacion përdoren 39 gjuhë të reja, mes tyre dhe gjuha shqipe, gjuha maqedonase, turke, boshnjake dhe ato perëndimore.

Me kalimin e viteve dhe zhvillimin e teknologjisë, ky aplikacion po shënon gjithmonë edhe më shumë përdorues.

Vetë Google sqaron se risinë e shtimit të gjuhëve me 39 gjuhë të reja, e ndërmori pasi nga këto vende po shihet një rritje të numrit të përdoruesve. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook