I ftuar në “Një kafe me Labin”, Robert Berisha vendosi t’i përgjigjej çdo pyetje pa asnjë hezitim, duke ndarë me publikun detaje nga më të ndryshmet. Ç’do të thotë për të Renne, pse ka qenë i burgosur apo nëse është ose jo xheloz.

Sigurisht, siç ndodh kohët e fundit në çdo intervistë ku Roberti është i ftuar, nuk mungon as pyetja rreth Tunës, marrëdhënia me të cilën nuk është e mirë.

I pyetur se ç’mendim dhe a e ka dëgjuar albumin e ri të Tunës, Roberti përgjigjet:

“Po përgjigjem si muzikant tani. Nuk e kam dëgjuar të gjithin, ato që po mundem t’i dëgjoj në radio në makinë janë shumë të mira, të punuara profesionalisht, imitim i Elvana Gjatës.”