Ka mjaftuar një mesazh i thjeshtë si një mekanizëm për t’u dhënë forcë të gjithave grave.

E në ditën e grave të tilla mesazhe kanë qenë të shumta edhe nga ana e grave dhe vajzave të njohura shqiptare, për të kuptuar se fuqia e femrës është e pandalshme.

Dhe një prej tyre ka qënë dhe urimi i këngëtares Rozana Radi në profilin e saj në Instagram me një pjesë të këngës ‘Femër’.

‘Të gënjyen vitet e jetës, nuk ta thanë të vertetën se je femër.Ti ke lindur me lot, do largohesh si nënë.Por do mbetesh femër. Kushtuar nënës time’ shkruan Rozana.

‘Mamasë time e cila më ka lënë një peshë shumë të madhe lotit që ditën që ndaloi së frymuari.Ti ishe çdo ditë 8 marsi im mam’ shton Rozana krahas fotos.