Banorët e Durrësit do të përballen me rritjen e çmimit të biletës të transportit urban.

Këshilli Bashkiak në mbledhjen e fundit vendosi çmimin me 40 lekë për biletë.

Rritja e biletës ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e operatorëve në qytetin bregdetar me argumentin se nuk mbulojnë dot kostot. Por propozimi i Bashkisë duket se nuk është konsultuar.

Bashkia e Durrësit nga ana tjetër thotë se rritja e çmimit do të ketë efekte në përmirësimin e shërbimit dhe cilësisë në linjat e transportit urban në qytetin bregdetar.