Në seancën e sotme plenare, morën pjesë edhe deputetët e rinj të cilët kanë plotësuar një pjesë të vendeve vakante nga vendimi i opozitës për të djegur mandatet.

Mungesa e opozitës duket se e ka relaksuar mazhorancën pasi deputetët socialistë shfaqen duke qeshur teksa kryeministri Rama iu tregon diçka në telefon.