Seldi Qalliu dhe Keisi Medini, publikuan këngën “S’ka dashni”, por u komentua se dyshja janë në një lidhje dashurie duke qenë se janë parë shpesh pranë njëri-tjetrit.

Të dy e kanë mohuar dhe kanë treguar se janë thjesht miq shumë mirë. Por, babai i Keisit, këngëtari i njohur Sabiani, në një intervistë zbuloi të vërtetën e lidhjes mes tyre.

“Sa për komentet se Keisi dhe Seldi janë çift është aludim ordiner mediatik, nga ato të tipit që ta bëjnë dajën hallë dhe hallën dajë. S’ka asgjë midis tyre. Seldi ka qenë mik i hershëm i familjes sime, kështu që është dhe si vëllai i madh për Keisin. Por të them të drejtën, edhe po ta kisha dhëndër Seldin s’do isha në dilemë, do e kisha pranuar pa kompleks.”, ka thënë ai duke qeshur.