Sigurisht, kur vijmë te dieta, ka gjithmonë një zonë gri dhe për ata që pëlqejnë ëmbëlsirat, kjo zonë gri eksizton nëse jeni aktivë gjatë ditës dhe përgjithësisht hani ushqime me pak sheqerna të shtuara.

1.Nevojë e pakontrolluar për të urinuar

Përqendrimi i glukozës në qeliza rrit nivelin e lëngjeve që shkojnë drejt veshkës për t’u filtruar. E vetmja mënyrë për të hequr sasinë e tepërt të lëngjeve është urinimi, ndaj dhe personat që konsumojnë shumë sheqer urinojnë shpesh.

2. Etje e tepërt

Etja lidhet direkt me urinimin e shpeshtë. Etja është një mënyrë e thjeshtë për balancimin e sasisë së lëngjeve që humbin përmes urinimit, kështu trupi mbrohet nga dehidratimi. Nëse keni shumë etje ju këshillojmë që të pini ujë dhe jo pije me sasi të shtuara sheqeri.

3. Humbje në peshë

Duke qenë e pamundur për trupin që të përdorë glukozën, organizmi fillon të djegë yndyrën rezervë, kjo bën që individi të përjetojë humbje peshe. Nëse nuk jeni në dietë dhe humbni peshë në mënyrë të pakontrolluar duhet të shkoni të kontrolloheni.