Ka ndodhur një sherr masiv midis dy shqiptarëve në Alto Adige në Itali. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, një 22-vjeçar është operuar gjatë natës me urgjencë në spital, pasi kishte plagë të rënda.

22-vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Shqiptari ka mbetur i plagosur gjatë një sherri mes  një grupi personash, shumica prej të cilëve shqiptarë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, jashtë një klubi nate. Shqiptari është gjetur i prerë në pjesë të ndryshme të trupit.

Në të njëjtën ngjarje ka mbetur i plagosur pak më lehtë edhe një tjetër shqiptar, por mosha dhe identiteti i tij nuk është bërë i ditur.