Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste vijon “betejën ligjore” me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenin.

Shkëlzen Berisha tha se pas seancës gjyqësore ku mori pjesë, nuk ekzistonte asnjë provë e cila implikonte atë për evazion fiskal siç pretendon Balla.

Djali i ish-kryeministrit hodhi sërish akuza ndaj Taulant Ballës duke shtuar se, kreu i grupit të PS-së ka udhëtuar me trafikant droge e konkretisht, Edmond Begon, dhe trafikanti i drogës Edmond Bego nuk arrestohet, sepse ka mbrojtjen e mazhorancës.

Tualet! Unë në SHBA dhe BE pavarësisht gojëve të liga që ulen mbi ty, udhëtoj si njeri i lirë, i pa shoqëruar nga trafikantë droge, të cilët me pas shpërblehen me miliona euro nga taksat e shqiptarëve. Por meqë vendose të hapesh kapakun, bën mirë të na shpjegosh nëse trafikantët e drogës, të kanë dhënë thjesht shoqërinë e mirë, apo të kanë paguar biletat, hotelet, udhëtimet, veshjet, e shumë shije të tjera që ndani bashkë. Bën mirë të na shpjegosh nëse të kanë sponsorizuar me paratë e drogës, apo me paratë e tenderave që kanë fituar pas kthimit nga udhëtimet me ty. Bëje më mirë ti, para se ta bëjnë specialistët e OSHE, kur t’u duhet të shpjegojnë kush i ka urdhëruar për të shpallur fitues të miliona eurove, në kundërshtim me ligjin, miqtë e shtëpisë tënde. Bëje më mirë vetë. Bëje, se të ndihmon të shpëlahesh!, u shpreh Berisha.

 

LEXO EDHE:  Reforma zgjedhore/ PS ka një përgjigje për kushtet e Bashës: Kemi nevojë për tryezë e jo për...