Mezi ju zë gjumi kur flini në një vend tjetër që nuk është shtëpia juaj? Nuk e ka fajin dysheku, çarçafët apo jastëku, por truri.

Sipas një studimi të ri të publikuar në “Current Biology”, rezulton se gjysma e trurit qëndron në alert kur flini në një vend të ri, të paktën natën e parë që jeni jashtë shtëpisë.

Shkencëtarët e zbuluan këtë pasi studiuan një grup të vogël njerëzish, të cilët fjetën në laborator, ndërsa në sfond i vendosën muzikë të qetë.

Shumë prej jush mund të mendojnë se, kush do të flinte në një laborator me një grup shkencëtarësh që po i vëzhgojnë? Por personat që pranuan të ishin pjesë e këtij studimi janë njerëz që bëjnë gjumë të mirë, të paktën natën e dytë që ishin në laborator.

Shkencëtarët janë në dijeni të këtij fenomeni prej kohësh. Ata kanë edhe një term shkencor për të, të njohur si “efekti i natës së parë” ose FNE. Por rezultatet janë kaq konfuze sa shumë prej tyre do t’i hidhnin tutje. Duke dashur që të kuptojnë përse ndodh, shkencëtarët në Universitetin Broën vendosën të bënin këtë eksperiment të pazakontë.

Ata i vendosën njerëzve një paisje në kokë që monitoronte trurin e tyre dhe luante muzikë të qetë dhe një zhurmë “beep” jo frekuente në veshin e secilit prej tyre.

Shkencëtarët vunë re se natën e parë të eksperimentit, ana e majtë të trurit kishte një reagim të fortë ndaj tingullit, krahasuar me anën tjetër. Kjo anë lidhet me procesin e të menduarit dhe vigjilencës. Kjo zhurmë në anën e majtë i zgjoi ata shumë shpesh gjatë natës. Natën e dytë të eksperimentit, pavarësisht zhurmës, truri nuk reagoi më. Të dyja hemisferat iu përgjigjën në të njëjtin nivelin zhurmës dhe shumë pak prej personave u zgjuan nga gjumi.

LEXO EDHE:  I vunë GPS lejlekut, ajo që ndodhi më pas i bëri shkencëtarët të pendohen

Rezultatet sugjerojnë se truri i njeriut ka ngjarshmëri me atë të një zogu, të paktën në këtë aspekt, pasi këta të fundit janë në gjendje që ta “fikin” gjysmën e trurit në momentin që flenë gjumë. Ata mbajnë një sy hapur që i çon informacion asaj pjese të trurit që rri zgjuar. Kështu që, edhe kur flenë janë në gjendje të marrin vendime.

Madje zogjtë janë në gjendje që të vendosin se cila pjesë e trurit të tyre do të qëndrojë zgjuar teksa flenë.

Njësoj si këta shpendë, truri i njeriut ka dy hemisfera, por kur shohim diçka, sytë tanë ia dërgojnë informacionin të dyja anëve të trurit. Ndyshe nga zogjtë, truri jonë është i bashkuar nga një masë nervash.

Diçka jo familjare me ambientin që na rrethon bën që ta mbajmë anën e majtë të trurit zgjuar, ndonëse nuk flemë me një sy hapur.