Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi ka pësuar një atak kardiak.

Burime zyrtare nga Policia e Fierit, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës” në Njësinë Administrative, Sheq i Madh, teksa 47-vjeçari ka dalë të hedhë pleh kimik në arën me grurë, por fatkeqësisht ka gjetur vdekjen.

Njoftimi i Policisë
Komisariati i Policisë Fier Më datë 09.04,2018, në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”, në lagjen “Sheq i Madh”, në një parcelë të mbjellë me grurë, pronë e shtetasit A.G, ka gjetur vdekjen duke hedhur pleh kimik, shtetasi V.K, vjeç 47 banuese në fshatin Baltëz. Nga këqyrja e kufomës, paraprakisht dyshohet se vdekja është natyrale (atak kardiak). Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Fier, për vlerësim.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook