Një automjet ka shpërthyer nga flakët mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.

Mjeti tip “Volkswagen”, është lënë jashtë autostradës për të mos bllokuar qarkullimin në aksin rrugor.

Pritet që në vendngjarje të shkojë zjarrëfiksja për shuarjen e zjarrit si dhe forcat e policisë për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

Nga imazhet duket automjeti i përfshirë nga flakët dhe tymi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook